
Lexoni edhe:
Nga Trusti tregojnë se kur do t’u dalin paratë atyre që kanë aplikuar
Një tërmet i fortë u ndje sot rreth orës 17:00 në zonën e Milanos. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti ndodhi në 16:59 pasdite me epiqendrën e tij një kilometër në veri të Trezzano sul Naviglio, në provincën e Milanos, me një thellësi prej 8 kilometrash.
Nga Trusti tregojnë se kur do t’u dalin paratë atyre që kanë aplikuarLexoni edhe:
Në rrjetet sociale, shumë përdorues po raportojnë se kanë ndjerë një tërmet të fortë, veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave. Për momentin nuk ka dëme në njerëz ose materiale.
Ingv fillimisht foli për një vlerësim të përkohshëm të tërmetit midis 3.8 dhe 4.3 ballë dhe për epiqendrën pranë zonës së Milanos. Disa minuta më vonë Instituti siguroi të dhënat e sakta: 3.8 ballë dhe epiqendra në Trezzano sul Naviglio.
(Kosova Sot Online)