“Na jena pre, jena gri, jena vra me serbë, e prapë s’po kem qare pa bisedu me ta”

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 21:42
“Na jena pre, jena gri, jena vra me serbë, e prapë s’po kem qare pa bisedu me ta”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me ndonjë parti, por asnjëherë të mos i bashkëngjitet ndonjë partie në Kosovë.

Jashari thotë se e ka menduar formimin e një subjekti politik si dhe nuk ka vija të kuqe për askënd.

“E kam mendu, por ndoshta vjen ajo ditë. Njëherë ende nuk e kam vendos. Me bashkëpunu po, por me iu bashkangjit jo në asnjë mënyrë. Me të gjitha kisha mund me bashkëpunu. Përderisa na jena pre jena gri e jena vra me serb, e prapë spo kem qare pa u ul e me bisedu me ta, ose unë si kryetar që i kam dy fshatra me komunitetin serb jom shku i kom vizitu i kom ngu hallet e tyne, pse po u dashka une me i qit vijë të kuqe një partie që është shqiptare”, thotë Jashari.

Ai madje foli edhe për çështjen e presidentit, ku tha se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike. 

(Kosova Sot Online)