Vuçiq: Sa të jem unë president, Serbia nuk do e njohë Kosovën

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 22:52
Vuçiq: Sa të jem unë president, Serbia nuk do e njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President. Mandati i tij është deri më 22 prill të 2022’ës.

Vuçiq i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, i cili e la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit,

“Dhe pas kësaj … Njerëzit vendosin”, tha ai.

Krahas kësaj , ai ka deklaroi se nuk do ketë njohje të pavarësisë së Kosovës , në kohën kur tërhoqi vërejtjen se do të mbahen zgjedhjet.

Megjithatë, i njëjti kishte thënë se po ta nënshkruante njohjen diplomatike të Kosovës, do të merrte çmim Nobel për Paqe.

(Kosova Sot Online)