Nga 28 dhjetori lejohen vizitat familjare nëpër burgje, këto janë rregullat

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 16:08
Nga 28 dhjetori lejohen vizitat familjare nëpër burgje, këto janë rregullat

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 28 dhjetori do të lejohen vizitat familjare nëpër burgjet e vendit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK.

“Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët  janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)”, THUHET NË NJOFTIM.

Po ashtu, SHKK ka njoftuar se lehtësimi i masave është bërë në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.

(Kosova Sot Online)