Syla: Sulmuesi është rrugës për në polici

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 17:12
 Syla: Sulmuesi është rrugës për në polici

Gazetari Valon Syla ka njoftuar se personi që e sulmoi sot fizikisht është rrugës për në Polici.

Këtë e ka bërë të ditur Syla, ku tha se aktualisht është mirë me shëndet.

“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”, tha Syla.

Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Pejton. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

(Kosova Sot Online)