
Lexoni edhe:
Kuvendi dhe Presidenca ia ka ndarë vetës 600 euro shtesa për fundvit, krahas pagave
Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Faton Peci, iu është kundërvyer Zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se Presidenca dhe Kuvendi i ndau për nëpunësit 600 euro shtesa, krahas pagave.
Peci, përmes ‘Facebook’-ut, iu referua termit ironik që përdori Krasniqi, përkatësisht “lulëzimin ekonomik”, duke e pyetur se “ku u avulluan 2.1 milionë euro”, duke i referuar vjedhjes së Thesarit të Shtetit.
Tutje, ai ka thënë se në këtë vendim të përmendur nga Krasniqi kanë marrë pjesë në të gjitha partitë.
Kuvendi dhe Presidenca ia ka ndarë vetës 600 euro shtesa për fundvit, krahas pagaveLexoni edhe:
Postimi i plotë:
Para se të flisni për “lulëzim ekonomik”, në Kuvend e Presidencë zevendesministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.
Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!
Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!
P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar.
(Kosova Sot Online)