Shërohen 546 qytetarë nga Covid-19

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 15:26
 Shërohen 546 qytetarë nga Covid-19

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 546 qytetarë nga koronavirusi, 309 kanë dalë pozitivë, ndërsa janë raportuar 6 vdekje.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478”, njofton IKSHPK.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

(Kosova Sot Online)