Hamza: Votuesi i PDK-së mund të mos votojë fare, por nuk voton asnjë parti tjetër

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 22:07
Hamza: Votuesi i PDK-së mund të mos votojë fare, por nuk voton asnjë parti tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza është shprehur i bindur se një votues i PDK-së mund të abstenojë në këto zgjedhje, por asesi të votojë për një parti tjetër.

Hamza tha se është logjikisht e pamundur që një votues i PDK-së të votojë Nismën apo partitë e tjera.

“Votuesit e PDK-së nuk e votojnë dhe nuk kthehen të votojnë parti të tjera, në këtë rast LDK-në, Nismën, apo parti të tjera. Mund të abstenojë, por nuk del me e ndërru partinë. Kur i shohim partitë e vogla edhe të mendosh që prej PDK-së, kur po shihet trendi, shkon e voton Nismën mendoj që logjikisht shihet si e pamundur”, tha Hamza.

(Kosova Sot Online)