Infermieri Duraku shtrihet në Emergjencën e QKUK-së, i përkeqësohet gjendja

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 22:31
Infermieri Duraku shtrihet në Emergjencën e QKUK-së, i përkeqësohet gjendja

Infermieri Enlirat Duraku është shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, për shkak të grevës së urisë. Ai ka hyrë në ditën e 16-të të grevës.

Infermieri ka hyrë në grevë në shenj proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve si dhe pagesën për rrezikshmëri.

Duraku është i infektuar edhe me koronavirus.

Ai është kryeinfermier i njësisë Covid në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK. 


(Kosova Sot Online)