Ky është 30 vjeçari Miran Halili që vrau babanë e tij në Prizren

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 16:15
Ky është 30 vjeçari Miran Halili që vrau babanë e tij në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku një 30-vjeçar ka therur me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, të cilin më pas e vrau.

"Kosova Sot Online" mëson se 30 vjeçari është Miran Halili.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë  se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi. 

(Kosova Sot Online)