Ky është moti në Kosovë

  • E. /
  • 01 January 2021 - 08:53
 Ky është moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e para të vitit 2021.

IHMK ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

(Kosova Sot Online)