
Lexoni edhe:
Babë, djalë e nip u plagosën në Pejë, Policia tregon gjendjen
Policia e Kosovës ka shqiptuar 223 gjoba mbrëmë në lokalin e muzikës ‘live’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, “Princesha Palace”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë se përveç pronarit, janë gjobitur edhe pjesëmarrësit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë, perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti-COVID. Në kontekstin e kësaj, policia dhe inspektorët kompetentë kanë pasë informatë për organizim në lokalin që ju keni apostrofuar dhe që nga ora 20:00, pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës kanë ndërmarë veprime konkrete në atë lokacion, ku përveç pronarit, janë shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit (223 gjoba)”, ka thënë Borovci.
Babë, djalë e nip u plagosën në Pejë, Policia tregon gjendjenLexoni edhe:
Në “Princesha Palace” të dielën në mbrëmje janë mbledhur qindra persona duke mos respektuar asnjë masë të Qeverusë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përfshirë atë më të rëndësishmen, mbylljen e lokaleve pas orës 20:00, e cila u thye nga pronari i këtij lokali.
Një video brenda hapësirave të këtij lokali e cila u publikua mbrëmë rreth orës 21:00, ka bërë që Policia të intervenojë në këtë lokacion.
(Kosova Sot Online)