
Lexoni edhe:
Të lënduarit mbërrijnë në QKUK
Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 41 persona të lënduar, deri më tani. Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 11 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë.
Nga shpërthimi i fuqishëm pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi incidenti si dhe lokalet përreth.
Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera relavante po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes.
Të lënduarit mbërrijnë në QKUKLexoni edhe:
Lidhur me rastin ka marrë informacione zyrtare nga policia dhe mjekët.
“Mund të ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 41”, tha Majori i Policisë së Ferizaj, Qazim Reka.
Deri në orën 16:00, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por numri i atyre që po kërkojnë ndihmë mjekësore vijon të rritet.
Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve që kanë pësuar.
“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai.
Ndërsa, gjendja e të lënduarve të tjerë është stabile, aktualisht.
(Kosova Sot Online)