Shkon në 44 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 17:14
Shkon në 44 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Rreth orës 15:00 sot gjatë ditës ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt. Deri më tani 44 persona janë konfirmuar të lënduar, teksa 14 të tjerë që janë në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Major i policisë Qazim Reka, ka thënë se përveç lokalit ku ka ndodhur shpërthimi, ka pasur dëme edhe në objektet përreth.

”14:27 minuat kemi marrë informacion që ka pasur një eksplodim. Të gjitha njësitet policore kanë ndalk në vendin e ngjarjes. Janë lajmëruar njësitet e zjarrfikësve dhe emergjenca. Sipas hetimeve të para bëhet fjalë për një bombol gazi. Numri i të lënduarve deri më tani është 44, 14 janë duke u trajtuar në Prishtinë të tjerët janë në Ferizaj. Në mesin e të lënduarve janë dy të mitur. Rastet e rënda janë duke u trajtuar në Prishtinë teksa të tjerët janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizaj”, ka thënë Reka.

(Kosova Sot Online)