Lexoni edhe:
Haradinaj: S’ka mik më të mirë se FSK dhe s’do ketë armik më të keq se FSK
Dy persona kanë qëndruar në kulmin e burgut për dy orë e gjysmë me qëllim të realizimit të disa kërkesave të tyre
Është institucioni që llogaritet të jetë me siguri të lartë.
Mirëpo, siguria në Burgun e Mitrovicës së Veriut, u cenua mbrëmjen e së hënës.
Nga kjo qeli e këtij burgut tentuan të arratisen dy të burgosur.
Haradinaj: S’ka mik më të mirë se FSK dhe s’do ketë armik më të keq se FSKLexoni edhe:
Njëri 22 e tjetri 25 vjeçar fillimisht i kanë larguar rrethojat e dritares së qelisë e më pas janë ngjitur në kulm.
E për t’u ngjitur në kulmin e objektit të burgut këta përdorën edhe rrobat e tyre.
Këta këtu qëndruan për dy orë e gjysmë, për të zbritur më pas me ndihmën e zjarrëfiksëve.
Televizioni është interesuar që të marr informacion mbi gjendjen e dy personave që tentuan të arratiseshin, mirëpo nga ky institucion nuk pranuan që të prononcohen para kamerës së T7.
Një ditë pas rastit të ndodhur, tani më kanë filluar hetimet nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Këta të fundit kanë treguar arsyet e veprimit të dy këtyre personave.
I gjithë ky rast po konsiderohet edhe si një lëshim i personave përgjegjës.
Për këtë arsye tani më kanë filluar edhe hetimet, ku ndaj personave përgjegjës pritet që të mirren masa.
Televizioni merr vesh se njëri nga ta është duke qëndruar që 11 muaj në paraburgim, e ku kërkesa e tij kryesore ka qenë shqyrtimi sa më i shpejtë i rastit të tij.
Ndërkohë, gjatë ditës SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, e ku deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
(Kosova Sot Online)