Obama thotë se rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 22:44
Obama thotë se rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë

Ish-zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama përmes një deklarate në Twitter rreth trazirave të djeshme në Kongres u ka bërë thirrje mediave sociale të bllokojnë presidentin Trump përgjithmonë nga platformat e tyre.

“Tani është koha që kompanitë e Silicon Valley të ndalojnë mundësimin e kësaj sjellje monstruoze – dhe të shkojnë edhe më larg sesa kanë bërë tashmë duke ndaluar vazhdimisht këtë njeri nga platformat e tyre”, tha ajo.

Deri më tani Trumpin e kanë bllokuar rrjetet sociale përkohësisht.

(Kosova Sot Online)