Humbi jetën nga Covid/ 21-vjeçari festoi Vitin e Ri në shtëpi

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 17:08
Humbi jetën nga Covid/ 21-vjeçari festoi Vitin e Ri në shtëpi

21 vjeçari Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës, i cili humbi jetë nga Covid ishte viktima me moshën më të re gjatë 24 orëve të fundit.

I riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7 janar.

Mësohet se Bici kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në spital.

Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.

Bici ndejti vetëm pak ditë i shtruar pasi komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi, në një terren ku trupi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, e vështirësuan betejën e tij me Covidin.

(Kosova Sot Online)