Infermierja sulmohet në Klinikën Infektive, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 18:10
Infermierja sulmohet në Klinikën Infektive, Policia jep detaje

Një infermiere është sulmuar sot fizikisht në Klinikën Infektive.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një sulm fizik që ka ndodhur brenda objektit të Klinikës infektive në Prishtinë. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  lidhur me rastin në fjalë”, tha Borovci. 

(Kosova Sot Online)