
Lexoni edhe:
Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, situatë më e qetë në vendkalimet kufitare të Kosovës
Nënpresidenti amerikan Mike Pence do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe zv.presidentes Kamala Harris.
Një zëvendës besnik i Donald Trump, Pence u kritikua fort nga presidenti për rolin e tij në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor si dhe ishte një ndër njerëzit e bllokuar brenda Capitol, kur mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën, ndërsa po numëroheshin votat.
Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, situatë më e qetë në vendkalimet kufitare të KosovësLexoni edhe:
“Teksa nënkryetari dhe familja e tij ishin në një bunker në Kapitol, presidenti nuk u interesua për të kontrolluar sigurinë e tij dhe as nuk dënoi ata që thanë se Pence duhej të varej”, thanë burime për mediat e huaja.
Të premten, presidenti Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij Joe Biden më 20 janar.
(Kosova Sot Online)