Lexoni edhe:
Natyra Kuçi thotë se policia u tregua edhe më brutale brenda stacionit
Ka përfunduar afati për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se për certifikim për koalicion kanë aplikuar vetëm dy parti.
“Gjatë aftit të vendosur në KQZ janë deklaruar këto parti politike që kërkojnë certifikim për koalicion. : Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Elezi.
Natyra Kuçi thotë se policia u tregua edhe më brutale brenda stacionitLexoni edhe:
Elezi theksoi se subjektet politike kanë afat që të aplikojnë për certifikim deri më 16 janar.
“Sa i përket çështjes së pjesëmarrjes në zgjedhje nga subjektet politike,. Të gjitha këto kanë afat që deri më 16 janar në orën 18:00 të aplikojnë për certifikim në zgjedhje dhe të sjellin edhe listat e tyre zgjedhore”, tha më tutje ai.
(Kosova Sot Online)