
Lexoni edhe:
Gashi: LDK-ja, Albin Kurtit do t'ia bëj '8 me 2' në proces zgjedhor
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e ish-kryeministri i vendit, para nëntë muajsh e ftonte ish-presidentin Hashim Thaçi me një përballje televizive, ku Kurti thoshte se do ta merr me vete edhe ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn i cili sot aderoi në PDK.
Në këtë përballje Kurti, i kishte thënë Thaçit ta marrë me vete Behgjet Pacollin teksa ai do të kishte në krahë ish-ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën dhe ish-drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Qalajn.
I sapo aderuari në Partinë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i kishte ‘shpëtuar’ shkarkimit nga Kurti, por jo edhe nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.
Kjo afërsi e Kurtit me Qalajn, u shpalos pikërisht në këtë ballafaqim që lideri i VV-së, ia kishte kërkuar Hashim Thaçit.
E gjithë kjo kishte ardhë si pasojë e mos-respektimit të masave antiCovid, që asokohe kishte ndërmarr Qeveria e Kosovës.
Gashi: LDK-ja, Albin Kurtit do t'ia bëj '8 me 2' në proces zgjedhorLexoni edhe:
Sipas ish-ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, ish-presidenti kishte kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit dhe nëse ai ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, rrugës së kthimit nga Shqipëria, është i obliguar t’u nënshtrohet rregullave të karantinimit.
Pas kësaj nëpërmjet një lidhje direkte në Tv Dukagjini, kishte reaguar ish-presidenti Thaçi.
Ai këto akuza të Sveçlës i kishte quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli ishte futur me të në Kosovë.
“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”, kishte thënë Thaçi.
I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Albin Kurtit.
Ai kishte thënë se “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19”.
Ndërsa e kishte thirrur atë në një debat televiziv, madje i kishte thënë se mund ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin, ndërsa Kurti do të shkonte i shoqëruar nga Sveçla e Qalaj,
“Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse do, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, kishte shkruar Kurti në një status në Facebook.
Kujtojmë se sot, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, parti kjo e themeluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
(Kosova Sot Online)