Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 08:18
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe gjatë ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten edhe të reshura shiu, e ditën e hënë të përziera edhe me bore.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, PW ka njoftuar se nga fundjava depërtimi i cikloneve nga rajoni, do të sjell më shumë vransira dhe mundësi për reshje të shiut, së pari në perëndim të vendit e më pas edhe në pjesët tjera. 

23.01 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

24.01 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje me shi, në perëndim të vendit mund të jenë më intensive.  Në zona malore borë.

25.01 – Reshjet vazhdojnë edhe ditën e hënë, që do të përzien edhe me reshje bore.  Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje reshje bore.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale nga -4C deri në 3C, e maksimalet rriten deri në 11C, ditën e premte, e nga fundjava me tendencë të rënies së lehtë.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-12m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, nga fundjava edhe thellë nën vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)