Pse është bora e bardhë?

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 12:13
Pse është bora e bardhë?

Nëse uji ose akulli janë transparentë, pse bora ka ngjyrën e bardhë? Nga i vjen asaj kjo bardhësi?

Duhet të kujtojmë se drita e dukshme përbëhet nga shumë frekuenca të ndryshme të dritës. Sytë tanë i zbulojnë këto frekuenca si ngjyra. Objektet kanë ngjyra të ndryshme, sepse grimcat që përbëjnë objektin kanë frekuenca të ndryshme të oscilimeve.

Në rastin e energjisë së dritës, molekulat dhe atomet thithin një sasi të caktuar të energjisë në varësi të frekuencës së dritës dhe pastaj lëshojnë energji të thithur në formën e nxehtësisë. Kjo do të thotë se disa objekte thithin frekuenca të caktuara të dritës më shumë se të tjerat.

Pra, nëse bora është transparente, pse është e ngjyrosur? Kuptimi i vetive fizike të borës dhe akullit na ndihmon të kuptojmë ngjyrën e  borës. Rezulton se akulli nuk është transparent, por i tejdukshëm, që do të thotë se fotonet e dritës nuk kalojnë përmes materialit drejtpërdrejt.

Duke ditur se dëbora nuk është asgjë tjetër përveçse një tufë kristalesh të imëta akulli, me formë dhe strukturë të ndryshme – të bashkuara, kur një foton drite hyn në një shtresë dëbore, ajo kalon përmes një kristali akulli në majë, i cili e modifikon atë në një kristal të ri.

Rrjedhimisht, të gjitha kristalet e akullit shpërndajnë dritën në të gjitha anët. Bën të njëjtën gjë me të gjitha frekuencat e dritës (e kuqe, e portokalltë, e verdhë, jeshile, blu, indigo dhe vjollcë), ndërkaq “ngjyra” e të gjitha frekuencave të kombinuara në spektrin e dukshëm në jep si rezultat ngjyrën e bardhë, dhe kjo është ngjyra që e shohim në dëborë.

Kjo është arsyeja pse syri ynë “sheh” bardhë kur shohim borën. Pra, një pjesë e dritës që bie në dëborë është shpërndarë në të njëjtën mënyrë në të gjitha ngjyrat spektrale dhe, meqenëse drita e bardhë përbëhet nga të gjitha ngjyrat e spektrit të mundshëm, atëherë dominon e bardha dhe ne e shohim si të tillë.

(Kosova Sot Online)