Shteti me më së shumti sulme të peshkaqenëve më 2020

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 13:26
Shteti me më së shumti sulme të peshkaqenëve më 2020

Shtetet e Bashkuara janë shteti me më së shumti raste të sulmeve të peshkaqenëve.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan 33 raste të sulmeve të paprovokuara të peshkaqenëve, shifër që përbën rreth 58 për qind të të gjitha sulmeve të peshkaqenëve në botë, sipas International Shark Attack File.

Megjithatë, kjo përqindje është më e vogël se ajo që u regjistrua më 2019, kur në ShBA ishin regjistruar 64 për qind e të gjitha sulmeve të peshkaqenëve në botë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Organizata ISAF i ndan sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve si të provokuara dhe të paprovokuara. “Sulmet e paprovokuara janë incidente në të cilat sulmi ndaj një njeriu të gjallë ndodh në vendbanimin natyral të peshkaqenit, pa provokim nga njeriu”, thuhet në njoftimin e organizatës.

ISAF tha se ka hetuar 129 raste të dyshimta të ndërveprimit mes njerëzve dhe peshkaqenëve gjatë vitit 2020. Prej tyre, 57 ishin sulme të paprovokuara të peshkaqenëve ndaj njerëzve, ndërsa 39 ishin sulme të provokuara.

Nga 33 sulmet e paprovokuara në Shtetet e Bashkuara, 16 u regjistruan vetëm në shtetin e Floridës. Ky vend ka prirë për sulme të peshkaqenëve edhe në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)