Hoti: Të hënën formalizohet njohja nga Izraeli

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 15:53
Hoti: Të hënën formalizohet njohja nga Izraeli

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se Republika e Kosovës të hënën formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Hoti ka thënë se njohja nga Izraeli edhe nga Zyra Ovale më 4 shtator pas zotimeve të firmosura me marrëveshjen e Uashingtonit.

“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)