
Lexoni edhe:
“Gjyqtari e pyeti Skënderin se sa fëmijë i ka”, avokati i tregon momentin e sikletshëm në seancën e sotme
Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka treguar për vendimin që Skenderi të mos shkojë në varrimin e të birit, Albert Krasniqit.
Avokati tha se vendimin e kanë marrë bashkë me Skender Krasniqin, teksa një propozim të tillë ia ka bërë ai.
“Vendosëm sëbashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim, unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’morri pjesë”, u shpreh avokati.
Ndërkaq Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vrasjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.
“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.
(Kosova Sot Online)