
Lexoni edhe:
Pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e tij flet avokati
Lista mishmash të Lëvizjës Vetëvendosje, dhe frymëzuesit politikë të VV’së dhe kandidatëve për deputetë nga kjo parti, kanë nxitur debat të ashpër mes përkrahësve të VV’së e kritikuesve të saj. Pse Kurti nderon Rugovën, që kurrë nuk e deshi, cili ishte roli i veprimtarit Adem Demaci?
Albin Kurti, në listën e LVV’së që vetë e ka të ndaluar të jetë, ka futur rugovistë e ish-LPK’istë, të djathtë e komunistë, adhurues të diktatorit Enver Hoxha, pastaj adhurues të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Vjosa Osmani është numri dy i listës, e kryerugovistja me vete në numrat e VV’së ka sjellë edhe përcjellësit e saj si Haxhi Avdylin e të tjerë. Albin Kurti ka pasur deklarata publike kundër Rugovës, e e ka mohuar si figurë historike, deri në kohën kur po negocionte me LDK’në për formimin e Qeverisë, kur i shkoi për herë të parë te varri.
Një nga debatet për zgjedhjet e 14 shkurtit është edhe ndikimi i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaci në politikën e sotme kosovare dhe nderimi që politikanët e tanishëm ua bëjnë atyre që për së gjalli i kishin sharë.
Pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e tij flet avokatiLexoni edhe:
Aktivisti Rron Gjinvci dhe analisti Jusuf Thacit insistojnë në rëndësinë e madhe të Adem Demacit gjatë viteve të ’90-ta, ndërsa gazetari Valon Syla vë në dyshim ndikimin e veprimtarisë së Demacit, e thotë se Rugova e ka kryer misionin e tij.
“Nuk po flas për sakrificën e tyre dhe aktivizmin politik, sepse Adem Demaci është desident. Por, Adem Demaci, mendimin politik, e ka pasur shumë larg kërkesave intelektuale të kohës”, ka thënë Syla.
Gazetari Berat Buzhala ka folur për rëndësinë e politikës së Rugovës, duke thënë se Hashim Thaci e Albin Kurtin kanë një të përbashkët: eklipsimin e figurës së Rugovës dhe e nderojnë atë te varrin, ndonëse kurrë nuk e kanë dashur.
“Ibrahim Rugova ka qenjë djali i një ballisti që ia kanë vrarë babain serbët, është nacionalist shqiptar intelektual, i përbërë dhe i rrethuar nga intelktualët si Nexhat Daci, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja”, ka thënë Buzhala.
“Kundër LDK’së kanë qenë LPK’ja, të burgosorit politik, Adem Demaci, Rexhep Qosja dhe Albin Kurti patjetër”, ka thënë Buzhala.
Gazetari ka përmendur një intervistë të Kurtit në vitet e pasluftës, në të cilat ai e kritikonte Rugovën, që ishte president i Kosovës, pas çlirimit.
“Albin Kurti ka dhënë intervista duke thënë se Ibrahim Rugova është autoritar, është jodemokrat”, ka thënë Buzhala.
Në debatin e së enjtes, Demaci dhe Rugova kanë marrë një pjesë të madhe të debatit. Aktivisti Rron Gjinovci, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe jo vetëm në to, përkrah haptas Lëvizjën Vetëvendosje. Ai nuk sheh ndonjë problem që Kurti tash e nderon figurën e presidentit Rugova.
Ndërkaq, Zgjim Hyseni, zyrtar i lartë i PSD’së, ish-zyrtar i LVV’së tash kritikues i madh i Albin Kurtit, thotë se ose je me Demaçin, ose je me Rugovën.
“Nuk mundesh me thanë jam edhe me Rugovën edhe me Demaçin, nuk mundësh me thanë jam edhe me Adem Jasharin edhe me Rugovën”, ka thënë Hyseni.
“Secili kryeministër duhet me i nderu përfaqësuesit e vendit’, thotë Gjinovci.
“Jeremy Corbyn nuk e ka kënduar as himnin God save the queen se është republikan”, ia kthen Hyseni.
“Rugova ka kontribuar në cështjen e Kosovës, është fakt, nuk ka nevojë me i besu kësaj kërkush. Është e dhënë faktike, për të cilën ti s’
“z. Kurti, është shumë e qartë është në zgjedhje, është shumë e cartë se është në koalicion me Vjosën, është shumë e cartë që don me iu apelu votuesve të LDK’së që janë të pakënaqur me LDK’në dhe është shumë e qartë që këtë veprim, ndër të tjera, e bën edhe për këtë punë. Jam e sigurt se sa ka qenë si kryeministër, ka kuptu shumë sene. Si kryeministër, janë plot do sene, prej të cilave duhet të heqësh dorë”, ka thënë Gjinovci.
Gazetari Berat Buzhala ka thënë mbrëmë se PDK’ja e Lëvizja Vetëvendosje janë në themel në të njëjtën anë – kundër LDK’së.
“Edhe pdk edhe VV janë në anën tjetër të LDK’së, historikisht. VV mund të jetë e themeluar më vonë, por ka pi ujë në të njëjtin krua, në kroin e Adem Demacit. Adem Demaci është integru prej krahut të luftës, si kundërbalanc i LDK’së dhe Ibrahim Rugovës, sepse s’kanë pasur figurë tjetër me të cilin i dalin përballë Ibrahim Rugovës”, ka thënë Buzhala.
Ndërkaq Sylës i duket se Gjinovci, Thaci e Hyseni janë të majtë e hezitojnë të flasin për të metat, që sipas tij, i ksihte veprimtari Demaci.
“Demaci në vitin 1999 ka folur për Ballkani, kjo kallxon që niveli i mendimit politik i Rugovës dhe i Demacit kanë qenë si nata me ditë. Nuk po flas për sakrificën e tyre dhe aktivizmin politik, sepse Adem Demaci është desident. Por, Adem Demacit, mendimin politik, e ka pasur shumë larg kërkesave intelktuale të kohës. Dhe, këtë, nuk e thotë as Jusufi [analisti Jusuf Thaci], as ti [i drejtohet aktivistit Rron Gjinovci]. Sepse, ju jeni të majtë, jeni komunistë”, ka thënë Syla.
(Kosova Sot Online)