
Lexoni edhe:
Evropa mbyll kufijtë
Gruaja e liderit të opozitës në Rusi, Yulia Navalny, u arrestua të dielën gjatë protestave masive të zhvilluara në Moskë në mbështetje të bashkëshortit të saj.
“Yulia Navalnaya u arrestua në protestë! Liri për Navalny-n!”, shkroi në Twitter grupi mbështetës i liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Evropa mbyll kufijtëLexoni edhe:
Në protestën e së dielës në të gjithë Rusinë janë raportuar mbi 2 mijë e 200 persona të arrestuar deri tani.
Mijëra njerëz sfiduan kërcënimet e autoriteteve për tu arrestuar.
Protestuesit kundërshtojnë arrestimin e Alexei Navalny dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.
Alexei Navalny u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga një tentativë për ta eliminuar me një agjent nervor.
Ai u kthye në qeli nga autoritetet ruse me motivacionin se kishte thyer një dënim me kusht.
(Kosova Sot Online)