Vriten dy aktivistë të partisë kryesore opozitare

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 16:12
Vriten dy aktivistë të partisë kryesore opozitare

Njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj aktivistëve nga partia kryesore e opozitës në El Salvador, duke vrarë dy persona, një sulm i rrallë politik që ka tronditur një nga vendet më të dhunshme të Amerikës Latine.

Përkrahësit e Farabundo Marti National Liberation Front (FMLN) po ktheheshin nga një tubim fushate kur kamioni i tyre u sulmua nga të dyshuarit në një makinë.

Sulmi ndaj partisë së majtë erdhi katër javë para se të mbaheshin zgjedhjet nacionale dhe komunale.

Tre persona janë arrestuar deri në këto momente.

Sulmi ndodhi në qendër të kryeqytetit, San Salvador, të dielën pasdite me kohën lokale para një prej zyrave të partisë FMLN.

Pesë persona të tjerë u plagosën.

Aktivistët e partisë kishin marrë pjesë në një tubim duke filluar fushatën për kandidatin për kryetar të FMLN Rogelio Canales.

(Kosova Sot Online)