Ambasada e Shqipërisë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Edhe një konfirmim se Kosova është realitet i patjetërsueshëm

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 16:16
Ambasada e Shqipërisë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Edhe një konfirmim se Kosova është realitet i patjetërsueshëm

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka shkruar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit.

Vendosjen e këtyre marrëdhënieve, kjo ambasadë e sheh si konfirmim se Kosova është shtet dhe realitet i patjetërsueshëm.

Postimi i plotë:

 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ë është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për të gjithë mbështetjen!


(Kosova Sot Online)