
Lexoni edhe:
Vuçiq: Nuk kemi asgjë nga Liqeni i Ujmanit, aty vetëm mund të lahemi
Albulena Haxhiu e VV’së ka treguar pse kjo parti nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi Gjykata Supreme tha se Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi për deputet.
“Arsyeja pse nuk kemi vendosur ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me rrezikun e shtyrjes së zgjedhjeve”, tha Haxhiu në “Kallxo Pernime”.
Vuçiq: Nuk kemi asgjë nga Liqeni i Ujmanit, aty vetëm mund të lahemiLexoni edhe:
“Për Lëvizjen Vetëvendosje por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme, ato duhet të mbahen gjithsesi”, shtoi Haxhiu.
“Ne kemi menduar se nëse i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, sepse Gjykata mund të marrë ndonjë masë të përkohshme, dhe çfarëdo lëvizje pastaj pezullon zgjedhjet dhe zgjat qeverisjen jolegjitime të z.Hotit”, tha Haxhiu.
(Kosova Sot Online)