Haliti flet për dy vëllezërit Xhemajli: Njëri në VV, tjetri në PDK

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 21:47
Haliti flet për dy vëllezërit Xhemajli: Njëri në VV, tjetri në PDK

Xhavit Haliti i PDK’së ka folur për Emrush dhe Bajrush Xhemajlin, dy vëllezërit me bindje të ndryshme politike.

“Emrush Xhemajli është te na, Bajrushi është atje”, tha Haliti.

“Janë interesantë. Janë një familje vërtetë veprimtare historikisht të gjithë. Por janë të pavarur në mendimin e tyre politik, ka qenë gjithmonë kështu”, theksoi Haliti.

“Me Emrushin kam qenë në organizatë, ka qenë në organet drejtuese të organizatës gjithmonë të Lëvizjes Popullore të Kosovës”, shtoi ai.

“Ka një luftë dhe një kontribut të pakontestueshëm sa i përket organizimit dhe përpjekjeve për të çliruar Kosovën’, theksoi Haliti.

(Kosova Sot Online)