
Lexoni edhe:
OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e koronavirusit
Agron Kajtazi, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Skenderaj është deklaruar rreth incidentit të djeshëm në këtë qytet, e ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u hodh edhe me vezë. Kajtazi tha se Kurti që një kohë ka mbjellë një urrejtje, që sipas tij, dje ka pasur reaksione.
“Incidenti i djeshëm edhe ka qenë spontan por edhe një trase e keqe e politikbërjes nga VV’ja dhe Albin Kurti, Prandaj ka ardhur si incident dhe mendoj që është arsyeja kryesore. Ai e ka gjet një formulë shumë të lig dhe të ndjeshme që të vij deri aty. Që një kohë ka mbjell një urrejtje që dje e ka pasur reaksionin e vet”, ka deklaruar ai.
Sipas tij duke parë edhe incidentit që kishte Kurti në Mitrovicën e Veriut, ai i djeshëm në Drenicë ishte inskenim.
“Ai tentoi para dy ditësh apo kur ishte në veri të Mitrovicës dhe kishte një telash atje për të kaluar matanë urës, pastaj në një far forme e gjet si ilaç si ngushëllim, si viktimizim edhe Drenicën që të inskenojë raste të tilla, provokime, me forca të hekurta të policisë të cilat i kemi parë dje dhe që nuk ka ndodhur të vij dikush në Skenderaj në atë formë”, ka thënë ai.
E deri tek incidenti, sipas Kajtazit ka ardhur pasi qytetarët e kanë parë që Kurti ka shkuar atje për të bërë fushatë.
OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e koronavirusit Lexoni edhe:
“Ka qenë një grup i vogël i njerëzve aty, derisa dikush e ka parë që ai ka hyrë për të bërë fushatë në një lokal apo nuk e di se ku ka qenë dhe aty një nga një kanë filluar njerëzit që të grumbullohen. Fillimisht të rinj pastaj më vonë është bashkangjitur dikush më i rritur. Nuk e di si ka ndodhur dhe nuk është mirë që ka ndodhur”, ka thënë ai.
Në ndërkohë asamblisti i PDK’së theksoi se Kurti vazhdimisht e ka keqpërdorur fjalën e Drenicës dhe e ka mohuar luftën e UÇK’së.
“Realisht është një diçka që ka efekt nga vet puna e tij. Ne do të thotë e kemi një kulturë tonë dhe një traditë, që lidhen me disa fjalë. Fjala e thënë dhe plumb i shkrepur asnjëherë nuk kthehen. Ai gjithmonë ka thënë diçka, e ka përdor dhe e ka keqpërdorë fjalën e Drenicës, mohimin e luftës së shenjët të UÇK’së dhe njerëzit janë revoltuar dhe ka ndodhur incidenti”, ka deklaruar ai.
Për sa i përket përkrahjes që ka Kurti tek qytetarët e Skenderajt, Kajtazi pohoi se ka pak persona që e mbështesin atë.
“Mendoj që ka pak përkrahje. Është edhe një element që ai po kapet. Mungesa e forumit të vet, aktivitetit të vet, përkrahësve të tij. Drenica është mobilizuar mirë dhe është një unitet i paparë. PDK’ja ka në vazhdimësi një përkrahje dhe është një unitet që vota të jepet për PDK”, ka pohuar ai.
(Kosova Sot Online)