
Lexoni edhe:
Trajkoviq paralajmëron koalicion me Albin Kurtin
V.H, 39 vjeçar, mbeti i plagosur në Prizren, pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin R.K.
Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: ‘vrasja e rëndë në tentativë’, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Trajkoviq paralajmëron koalicion me Albin KurtinLexoni edhe:
Kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 08.02.2021 deri me datën 07.03.2021.
“Më datë 08 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., në atë mënyrë që për shkak të mos marrëveshjes së krijuar në momentin kritik, fillon përleshja dhe pas përfundimit të përleshjes, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë në drejtim të dëmtuarit V.H., dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisa me këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.
Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë“, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje të pandehurit, i dëmtuari, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.
(Kosova Sot Online)