Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 22:32
Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre dërgohet në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar nga një përleshjeje që ka ndodhur mes disa personave sonte në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30. I lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person i gjinisë mashkullore është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit,  aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. 

(Kosova Sot Online)