Manipulimi për votat e diasporës: Vendimi i njëjtë për test PCR është në fuqi prej tetorit

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 21:13
Manipulimi për votat e diasporës: Vendimi i njëjtë për test PCR është në fuqi prej tetorit

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim të ri me masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19. Një ndër masat kundër përhapjes së virusit është edhe testi RT-PCR i bërë brenda 72 orëve të fundit nga personat që duan të futen në Kosovë. Masë kjo e cila ishte vendosur në tetorin e vitit të kaluar.

E njëjta masë është parapa edhe në paragrafin e parë të vendimit të sotshëm, ku thuhet se çdo qytetar i huaj që hyn në Kosovë duhet ta ketë testin RT-PCR negativ, i bërë brenda 72 orëve të fundit.

“1.      Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pra, mërgimtaret që vijnë në Kosovë për të votuar më 14 shkurt, duhet ta kenë kryer testin PCR negativ, njëjtë si në tetorin e vitit të kaluar.

Qeveria Hoti edhe gjatë dhjetorit kishte marrë vendim të ri duke ndryshuar masat parandaluese ndaj virusit Covid-19.

Megjitatë, masa parandaluese ku qytetarët duhet të kenë të kryer testin negativ PCR nuk kishte ndryshuar.

*

Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se masa e tillë nuk është e re dhe ka qenë edhe më parë.

Pra, qytetarët e huaj që vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë sipas klasifikimit ECDC (dhe bazuar në parimin e reciprocitetit), duhet të kenë testin PCR negativ të kryer brenda 72 orëve.

(Kosova Sot Online)