“Dhëmbët t’i thej, pasha fmijtë që i kam”, 40-vjeçari kanos komisioneren

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 17:54
“Dhëmbët t’i thej, pasha fmijtë që i kam”, 40-vjeçari kanos komisioneren

Gjatë ditës së sotme policia ka pranuar një informatë për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje (komisionere), në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person 40-vjeç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, ka konfirmuar policia.

Ndërkohë në një video të publikuar nga kallxo.com, dëgjohet se si qytetari kërcënon komisioneren me fjalët:

“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”

(Kosova Sot Online)