VV: Jemi të parët, sot qytetarët janë në festë

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 20:01
VV: Jemi të parët, sot qytetarët janë në festë

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VV’së në Pejë, Taulant Kelmendi thotë se në këtë komunë kanë dalë subjekti i parë politik.

“Projeksionet tona janë që Vetëvendosja i ka mbi 51 për qind megjithatë si duket qytetarët i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona. Sot rrugët e qytetit janë mbushur duke festuar’, tha Kelmendi.

“Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për referendum”, shtoi ai.

“Qytetarët janë në festë”, theksoi Kelmendi.

(Kosova Sot Online)