Përfundon numërimi i votave në Deçan

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 16:37
Përfundon numërimi i votave në Deçan

Edhe në Deçan ka përfunduar numërimi i votave.

Në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është radhitur e para me më së shumti vota.

Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në këtë komunë AAK ka 52.92%, pastaj Lëvizja Vetëvendosje 26.00%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14.58%, Partia Demokratike e Kosovës 4.56%, Nisma Socialdemokrate 0.70 kurse subjektet tjera 1.24%.

Në këtë komunë kanë votuar 38 mijë e 222 qytetarë.

(Kosova Sot Online)