Lexoni edhe:
Von Cramon thotë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë
Milaim Morina, nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, ka thënë se nesër ose pasnesër fillon numërimi i votave të ardhura me postë dhe votat me kusht.
“Nesër ose pasnesër do të fillojë numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht. Në këto zgjedhje, ka pasur më shumë fluks të votuesve. Vetëm brenda Kosova ka pasur rritje prej 3 për qind, pa llogaritur votat e diasporës dhe atyre me kusht”, deklaroi Morina.
Von Cramon thotë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojëLexoni edhe:
Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë incident apo parregullsi që mund ta cenonte procesin zgjedhor.
“Procesi shkoi qetë, pa incidente dhe pa ndonjë parregullsi që do e kishte cenuar procesin zgjedhor. Ka pasur vetëm fenomene, si fotografim të votës apo asistencë”, vazhdoi Morina.
(Kosova Sot Online)