Përfundon numërimi i të gjitha vendvotimeve në Kosovë: Vetëvendosja 47,85%

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 23:57
Përfundon numërimi i të gjitha vendvotimeve në Kosovë: Vetëvendosja 47,85%

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet e Kosovës.

Nga numërimi i tërësishëm i rezultateve, subjekti fitues i zgjedhjeve, Vetëvendosja ka marrë 47,85 për qind të votave.

Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41 për qind. Pas PDK’së radhitet LDK’ja me 13,08 për qind.

Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43 për qind, teksa Nisma Socialdemokrate 2,60 për qind.

Pas kësaj procedure, fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. 

(Kosova Sot Online)