
Lexoni edhe:
Navalny përsëri në gjyq, ofendoi një veteran rus të Luftës së Dytë Botërore
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa në një prononcim për media pas takimit me kryetarët e degëve të LDK’së ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.
Mustafa tha se ata që kanë votuar në 2019 për LDK’në kësaj radhe kanë votuar për Vetëvendosjen.
Navalny përsëri në gjyq, ofendoi një veteran rus të Luftës së Dytë BotëroreLexoni edhe:
“Derisa kemi zhvilluar fushatë skemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK’së, vota jonë ka shkuar në VV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar do ta shohim”, tha Mustafa.
Ai është shprehur poashtu se si kryeministër e di kapacitetin e një qeverie se sa mund të punojë.
“Këta do të duhet të tregojnë se a do t’i plotësojnë ato premtime. Unë e di sa ka kapacitet qeveria që të realizojë premtimet që janë bërë sepse kam qenë kryeministër, unë kam dëshirë që Kosova të prosperojë. Shancën e kanë që të tregohen”, tha Mustafa.
(Kosova Sot Online)