Lajmërohet Bajqinovci: Për fat të mirë dola nga vetura para se të merrte flakë

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 22:07
Lajmërohet Bajqinovci: Për fat të mirë dola nga vetura para se të merrte flakë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi i është djegur vetura sonte rreth orës 18:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se para se vetura të merrte flakë, kishte arritur të dilte nga automjeti.

Tutje ai ka falenderuar Policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura duke e vozitur, për fat të mirë para se të merr flakë dola nga automjeti.I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar Bajqinovci.

(Kosova Sot Online)