
Lexoni edhe:
A i rrezikoi Aeroporti i Prishtinës udhëtarët?
Ka nisur edhe zyrtarisht numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Për rinumërimin e këtyre votave është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi fillimisht ka thënë se do të rinumërohen votat me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e AAK-së. Më pas, ai ka thënë se do të procedohen për rinumërim edhe vendvotimet tjera të cilat PZAP ka vendosur që të rinumërohen.
A i rrezikoi Aeroporti i Prishtinës udhëtarët?Lexoni edhe:
“Me qëllim të zbatimit të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon punën këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediat. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh”, ka thënë Elezi.
PZAP ka marrë vendim për rinumërim të këtyre votave, pas apelit të bërë nga kandidatja e AAK-së Florentina Gjergjaj. Rinumërimi po bëhet në prani të hetuesve.
(Kosova Sot Online)