Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë

  • E. /
  • 10 March 2021 - 09:24
 Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë

Ngjarjet për ditën e sotme.

– Instituti “Paragon” organizion tryezën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Oda e Mjekëve të Kosovës shpërndan mirënjohje për mjekët në pension në shenjë falënderimi për kontributin gjatë karrierës së tyre dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Prizrenit që kanë kontribuuar në luftën kundër COVID-19. (Amfiteatri i arkivës pranë Spitalit të përgjithshëm në Prizren, ora 10:00)

– Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror. (Selia e degës së LDK-së në Gjilan, ora 13:00)

(Kosova Sot Online)