
Lexoni edhe:
Kurteshi: Kërkesa për rinumërim është politike
Avokati Tomë Gashi ka folur për kërkesën e BE’së që të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe brenda shtetit të Kosovës.
Gashi ka komentuar deklaratat zëdhënësit të BE’së Peter Stano.
Stano në përgjigjen e tij ka thënë se vendimi i Kushtetueses për Asociacionin në vazhdimësi është keqinterpretuar, derisa ka potencuar se në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese asnjëherë s’ka konstatuar që Asociacioni s’mund të themelohet.
Kurteshi: Kërkesa për rinumërim është politikeLexoni edhe:
“Ata edhe një pjesë e prijësve të shtetit të Kosovës thonin që shtetet mike të Kosovës po kërkojnë të krijojnë Gjykatën Speciale”, ka thënë ai
“Ku janë tash ata njerëz? Në burg të Hagës.”, shtoi ai.
Tutje Gashi ka thënë se Asociacioni nuk bën të krijohet asesi.
“Nuk mund ta bëjmë Asociacionin. Nuk duhet të lejojmë. BE mund të krijojë gjithçka. Sipas tyre ende jemi pjesë e Serbisë. Duhet të kërkojë që Serbia ta largojë Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Pastaj kërkojnë Asociacion nga ne që të bëhemi shtet jofunksional”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)