Profili që po kërkon ndihmë për 2-vjeçarin është i rrejshëm

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 17:18
Profili që po kërkon ndihmë për 2-vjeçarin është i rrejshëm

Një profil i Instagramit është shpërndarë nga shumë qytetarë në Kosovë dhe fytyra publike për ta ndihmuar një djalë 2-vjeçar, për të cilin thuhet se quhej Noel dhe ka kancer në sy. Qytetarë kanë ngritur shqetësimin se mund të jetë profil i rrejshëm, ka gjetur se kjo faqe po përdorë fotografi, që janë publikuar para dy viteve nga një familje ukrainase, që kërkonin ndihmë për djalin e tyre.

Që disa ditë në rrjete sociale janë duke qarkulluar disa fotografi të një fëmije që disa persona janë duke kërkuar para për shërimin e tij, shumë fytyra të njohura në vendin tonë e kanë shperndarë këtë njoftim duke mos kërkuar më shumë informata rreth tij.

Llogaria e cila po kërkon të holla “Noel Arta Memaj”, po përdor fotografitë e një fëmije në Ukrainë, i cili ka vuajtur nga sëmundja e kancerit në sy.

Fotografitë që pretendohen të jenë të “Noelit”, janë publikuar në një profil me emrin “Makar”, e që qarkullojnë në rrjete sociale që nga viti 2019, kur edhe familjarët e tij kanë kërkuar të holla për shërimin e tij në Zvicër. Profili për Noelin publikon foto vetëm që pak ditë.


(Kosova Sot Online)