U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive: 83% e njerëzve mund të riinfektohen me Covid-19

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 23:41
U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive: 83% e njerëzve mund të riinfektohen me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku thotë se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj.

Ndërkaq, ai tutje ka thënë se 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.

Sadiku tha se ka pasur raste të riinfektimit me Covid-19 edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)