Sfarqa tregon se cili kandidat ka më shumë gjasa për t’u bërë kryetar i LDK’së

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 12:52
Sfarqa tregon se cili kandidat ka më shumë gjasa për t’u bërë kryetar i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të zgjedh kryetarin e ri.

Me këtë rast, kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thënë se LDK’ja është në fazën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të njerëzve që punojnë për LDK’në.

Ai ka thënë se Lutfi Haziri ka më shumë përparësi për të qenë lider i këtij subjekti.

“Kuvendi i LDK’së ka filluar me njërin nga gjestet më të mira që do të mbahet mend gjatë, për shkak që të gjithë delegatët e Kuvendit kanë votuar për të gjithë kandidatët në mënyrë anonime. LDK ka hyrë në fazën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të njerëzve që punojnë për LDK’në. Unë personalisht mendoj që secili i ka gjasat e barabarta, me përjashtim që ndoshta edhe për të njohjeve të mëhershme, Lutfi Haziri, mund të ketë përparësi në raport me të tjerët”, ka thënë ai.

Sfarqa ka thënë se lideri i ri i LDK’së që nga nesër do të merr përgjegjësitë dhe pavarësisht sfidave në të cilat do të kaloj LDK, do ta rikthej LDK’në aty ku e ka vendin dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët.

“LDK’ja do të ketë kryetarin e saj të 4’të, i cili që nga nesër do të merr përgjegjësi pavarësisht sfidave në të cilat do të kaloj LDK’ja, për rikthimin e LDK’së aty ku e ka vendin dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët. Është një punë që kërkon angazhim dhe mobilizim të të gjitha strukturave dhe një rikonsulidim të mëtejmë”, ka shtuar ai.


(Kosova Sot Online)