Përurohet Ambasada e Kosovës në Jerusalem

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 15:58
Përurohet Ambasada e Kosovës në Jerusalem

Sot është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.

Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem.

“Ishte një privilegj sot për ta përuruar zyrtarisht Ambasadën e parë ndonjëherë të Republikës së Kosovës në Izrael, në zemër të kryeqytetit tonë, Jerusalemit. Urime për Ines Demirin, Shefen e parë të Misionit”, ka shkruar Haskel.


(Kosova Sot Online)